E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati pa varreza, trualli kthehet ne vresht

Pronari i tokes se caktuar per varrezat e fshatit e ka kthyer ne nje vresht, duke detyruar qe ceremonite te kryhen ne zona te tjera. Banoret e Hoxhares se Re, denoncojne mungesen e nje trualli per te varrosur te afermit e tyre. Lajmi konfirmohet edhe nga topografi i komunes, si dhe pronari i tokes, qe e ka kthyer ate ne nje vresht, pasi pretendon se e ka me tapi te rregullt.
Komuna Dermenas ka caktuar ne mbledhjet e fundit nje siperfaqe toke ne fshatin Hoxhare, por qe eshte ne pronesi te Murat Xhelilit. Madje, ne nje pjese te tokes, ka ndertuar edhe banesen private. Xhelili konfirmon konfliktin me te fundit per gazeten “KJ”, por thote se “e kam me tapi dhe kam investuar miliona leke, duke e kthyer ne vreshtari, e komuna mund te caktoje nje tjeter truall”. Ndersa topografi aktual i komunes Dermenas, Reshat Mahilaj, pohon se banoret e zones kane tre vjet pa varreza. “Komuna caktoi nje siperfaqe toke per varreza, por asaj i ka dale pronari. Tashme keto tre vitet e fundit asnje prej te vdekurve ne fshat nuk ka se ku te varroset”, shprehet zyrtari. Banore te fshatit Hoxhare e Re pohojne per gazeten se prej tre vjetesh cdo person qe vdes, varroset ose ne fshatin e tij te lindjes, ose ne varrezat e Fierit.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›