E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos te henen shqyrtohen ankesat e PD-PS

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të hënën ankesat e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike të cilat kanë të njëtin objekt. Institucioni i administrimit të Zgjedhjeve ka vendosur t’i bashkojë ato.

Në secilën prej këtyre ankesave të dërguara nga forcat më të mëdha politike të vendit kërkohet rishikimi i rezultatit të zgjedhjeve për kryetar Bashkie në Tiranë.

Paralel me ankesat në KQZ socialistët presin javën që vjen edhe përgjigjen e ankesave të dërguara në Kolegjin Zgjedhor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›