Denoncimi, kërkuan 100 mijë euro në emër të Elvis Çefës
Elvis Çefa, kandidati i PD-së për të qenë anëtar i KLD-së dhe më pas nënkryetar i saj, ka qenë i përfolur në një akt korruptiv, në postin e drejtorit të AKKP-së.
Sipas një materiali të prokurorisë së Tiranës, të cilin e e posedon dhe e publikoi sot Shqiptarja.com, një punonjëse e Agjencisë ka kërkuar para në emër të vet dhe të drejtorit Elvis Çefa, ndaj një shtetasje që kërkonte njohjen e pronës në bregdet.
Shtetasja Vilma Nesturi, përfaqësuese e një familjeje pronarësh në Vlorë në nëntor 2009 bëri kallëzim ndaj punonjëses së AKKP-së, Irena Mjeshtri, e cila sipas dëshmisë i kishte kërkuar 100 mijë euro në emër të drejtorit Elvis Çefa, që ti njihej prona 50 hektarë në Palasë. Pas ballafaqimit, punonjësja u shkarkua nga detyra, ndërsa prokuroria e mbylli çështjen.