E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente brenda pak orësh: Furgoni përplas tre fëmijë. Parakalimi i gabuar i merr jetën policit

Share

Foto arkiv

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh. I pari u shënua në mëngjes në aksin Lushnje- Berat. Një furgon ka humbur kontrollin duke goditur tre fëmijë që shkonin në shkollë. Mësohet se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë një defekt që ka pësuar mjeti në ecje e sipër.

Pak më vonë u shënua një aksident me pasojë vdekjen e një oficeri policie të burgut të Fushë- Krujës. Ngjarja ndodhi në aksin Fushë Krujë- Milot. Sipas policisë, Islam Isufi, i cili drejtonte makinën tip Peugeot ka mbetur i vdekur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak.

Nga hetimet paraprake mësohet se Isufi është mundur të parakalojë në këtë aks rrugor me mjetin e tij si pasojë është përplasur me 2 trajlera, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›