Greqi, mbetet pa punë, 38-vjeçari shqiptar hidhet nga ballkoni
Share
Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Greqi, pasi është hedhur nga ballkoni i banesës së vet. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës. Sipas tyre, ai është i moshës 38-vjeçare dhe ka dy fëmijë.
Mësohet se viktima familjen e ka në Shqipëri dhe ndodhej vetëm në Greqi. Ai kishte mbetur prej disa kohësh pa punë dhe dyshohet se është pikërisht ky motiv që e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes.
Në Greqi, që prej hyrjes në krizë të vendit, vetëvrasjet janë shtuar në mënyrë të ndjeshme, ndërsa duket se atyre nuk po u shpëtojnë as shqiptarët, shumë prej të cilëve tashmë nuk kanë më punë dhe po kthehen në Shqipëri.