E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufitarët malazezë plagosin një të ri shqiptar

Share

Policia kufitare e Malit të Zi ka plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një të ri shqiptar. Gëzim Ndrekaj, 30 vjeç, banor i Hanit të Hotit, mësohet se ishte 80 metra në brendësi të shtetit malazez kur është qëlluar. Ndrekaj ka arritur të rifutet brenda kufirit shqiptar dhe është shtruar në spital me një plumb në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00. Mësohet se ka pasur një komunikim mes policive të dy vendeve. Autoritetet malazeze janë shprehur se ka pasur një paralajmërim ndaj Ndrekajt, por ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit. Pas kësaj policia ka dyshuar se ai po bënte kontrabandë, ndaj e ka qëlluar. Kurse vetë Ndrekaj thotë se kishte shkuar për të marrë bagëtitë që kishin hyrë brenda kufirit malazez. Sot pritet një tjetër takim mes drejtuesve të policive kufitare për të sqaruar detajet e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›