E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi në Prokurori,kërcënohet familja e Colit, të penduarit të bandës së Lul Berishës

 Familjarët e të penduarit të Bandës së Durrësit pohojnë se janë kërcënuar ditët e fundit. Të afërm të të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, në procesin gjyqësor të "bandës së Durrësit" tek Krimet e Rënda kanë pohuar se tre ditë më parë kanë marrë kërcënime për jetën në telefon. Lajmi konfirmohet nga burime pranë prokurorisë. Për rastin në fjalë në Prokurorinë e Tiranës është bërë edhe një kallëzim penal ndërsa familjarët e Ardiatik Colit, e kanë paraqitur fillimisht shqetësimin e tyre tek Krimet e Rënda. Bëhet e ditur, se autoritetet e prokurorisë kanë pranuar kallëzimin dhe janë duke shqyrtuar rrethanat nëse janë kushtet për nisjen e një procedimi penal. Adriatik Coli, prej disa seancash, nën statusin e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, është duke zbardhur përpara gjykatës, episode të rënda kriminale për të cilat akuzohen të cilësuarit si anëtarë të "bandës së Durrësit".KERCENIMISipas burimeve bëhet e ditur se kërcënimet janë bërë pak ditë më parë në "adresë" të familjarëve të "të penduarit" Coli. Familja e Colit, që prej "kontratës" së tij me drejtësinë, strehohet në një vend sekret dhe mbahet në vëzhgim 24 orë në 24 nga efektivët policorë të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Mësohet se kërcënimet janë bërë me anë të një telefonate anonime në numrin e njërit prej pjesëtarëve të familjen së të penduarit. Burime pranë organit të akuzës, sqaruan se në prokurori është paraqitur Sh.C., i cili ka bërë një kallëzim penal. Duke iu druajtur hakmarrjes, për shkak të dëshmisë të familjarit të tyre kundër gjithë të akuzuarve të tjerë të "bandës së Durrësit", Sh.C. ka treguar në prokurori gjithë ç'i kishte ndodhur. Procesi ndaj "bandës së Durrësit" tek Krimet e Rënda është lakuar edhe tjetër herë në lidhje me kërcënimet fizike. Pak muaj më parë, i afërmi i një prej gjyqtarëve të çështjes u kërcënua fizikisht.COLIPasi kishte më se dy vite që procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të "bandës së Durrësit" zvarritej, në ditët e fundit të 2009-ës Adriatik Coli, i penduar i drejtësisë, nisi dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda. Ne seancat në vijim ai iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë për episode kriminale për të cilat akuzohet "banda". Aktualisht, ai po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës. Sjella e Colit në gjykatë nga vendstrehimi i tij sekret, bëhet me anë të një autoblindi. Gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, ai është i veçuar nga të bashkëpandehurit e tjerë dhe gjatë gjithë kohës pranë tij qëndronin efektivë të forcave speciale të maskuar dhe të veshur me antiplumb dhe të armatosur.I penduariAdriatik Coli, njëri nga të pandehurit e Bandës së Durrësit nënshkroi një kontratë me Drejtësinë që nga viti 2007, pasi ndihmoi hetimin në zbardhjen e krimeve të Bandës së Durrësit. Ai dhe familja e tij u morën në mbrojtje të posaçme nga sektori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›