Mbetjet spitalore, Në QSUT digjen nëpër fura, ndërsa në sanatorium hidhen nëpër kosha
Eljona Lata
Mbetjet spitalore konsiderohen si një rrezik i përditshëm për jetën e banorëve pranë spitaleve. Në Spitalin Infektiv “Shefqet Ndrqi” i sheh ato të shpërndara gjithandej nëpër kazanët e plehrave. Ndërsa në Spitalin “Nën Tereza” ndodh e kundërta për shkak se në përdorim janë vënë disa furra që bëjnë djegien jo vetëm të mbetjeve biologjike por edhe atyre plastike. Banorët pranë spitalit infektiv në Sanatorium shprehën të shqetësuar jo vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për fëmijët e tyre, të cilët shkojnë dhe luajnë me mbetje spitalore të hedhura në rrugë.
Funksionimi i furrnaltave
Në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” funksionojnë disa krematorium të cilët arrijnë të përballojnë të gjitha mbetjet e spitalit. Por para disa kohësh në këtë spital është futur edhe një furrnaltë e re e cila bën jo vetëm djegien e mbetjeve biologjike por edhe të atyre plastike. Sipas infermiereve mbetjet spitalore konsiderohen, mjetet e mprehta me te cilat janë kryer operacionet, veshjet gjate operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku etj merren dhe hidhen në kosha të veçantë të cilat paketohen në qese duke u çuar në krematoriumin e spitalit. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që të përdoret një metodë e re për përpunimin e mbetjeve spitalore. Metoda më e mirë që mund të aplikohet në vendin tonë është ajo e sterilizimit të mbetjeve me avull. Specialistët sqarojnë se praktikimi i kësaj metode ka një kosto më të ulët dhe efektive në krahasim me të tjerat. Përpunimi i mbetjeve bëhet nëpërmjet grirjes dhe avullit, ndërsa më pas shkarkohet në formën e mbetjeve të parrezikshme për shëndetin e popullatës.
Rreziqet
Nëse mbetja nuk menaxhohet me kujdes, sëmundjet e mundshme të shpërndara nga mbetjet spitalore prekin jo vetëm personelin që është në kontakt direkt me to, por edhe ambientin dhe banorët me të cilët bie në kontakt. Në rastin më konkret në sanatorium mbetjet spitalore të hedhura nëpër kosha rrezikojnë jetën e banorëve të zonës. Por, më të rrezikuarit janë fëmijët të cilët luajnë më këto mbetje si shiringat, mjete e mprehta dhe fashat. Sipas mjekëve mbetjet spitalore mund të shkaktojnë sëmundje si epatiti A, B, C, AIDS, Tifo, Dizenterinë etj. Ndërkohë që 25 për qind e këtyre mbetjeve përbejnë rrezik për jetën e pacientëve në spitale apo për banorët e zonave ku depozitohen. Qytetarët që bien në kontakt me këto mbetje rrezikohen nga infeksione të ndryshme, që mund të marrin nëpërmjet tyre.
20 Janar 2010