E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet e Mjekësisë, vendimi qeverisë bllokon nisjen aplikimeve

Qindra të interesuar për të vijuar studimet specializuese afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë, nuk dinë ende se kur duhet t’i drejtohen këtij institucioni për të aplikuar. Shkak për këtë situatë është bërë mosdërgimi i vendimit të zbardhur të qeverisë pranë institucioneve përkatëse, për t’u kaluar më pas në Fakultetet. Kështu, megjithëse ka kaluar pothuajse një muaj që nga data e marrjes së vendimit “Për kuotën e pranimit dhe tarifën e shkollimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin akademik 2009-2010”, ende ky dokument nuk është dërguar në Ministrinë e Arsimit si dhe në Universitetin e Tiranës. Ky fakt është konfirmuar dje edhe nga burime zyrtare të Universitetit të Tiranës, të cilat kanë deklaruar se nuk u ka mbërritur vendimi i zbardhur për specializimet e Mjekësisë. Për rrjedhojë, procedurat e aplikimit për të filluar këto studime pranë Fakultetit të Mjekësisë janë të “ngrira”, dhe nuk mund të hapen pa mbërritur vendimi i mësipërm. Deri tani, lidhur me këto specializime dihet se kuota totale e pranimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin akademik 2009-2010, do të jetë 285, ndërkohë që nuk dihet se si është ndarë kjo kuotë në specialitete. Sipas vendimit të qeverisë, nga kuota totale e pranimeve, 21 prej tyre do të jenë për kandidatët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilat do të administrohen nga Ministria e Arsimit, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Tashmë qeveria ka përcaktuar edhe tarifën vjetore e shkollimit për studimet specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë, e cila do të jetë 60 mijë lekë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.

Britania ofron paketa të gjuhës angleze për mësuesit shqiptarë

Britania ofron paketa të gjuhës angleze për mësuesit shqiptarë. Ministri i Arsimit zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcilwham dhe përfaqësuesen e British Council në Shqipëri Clare Sears. Gjatë takimit, ministri Tafaj dhe ambasadorja Mcilwham diskutuan mbi ecurinë e projektit rajonal “Future Schools”, që implementohet nga British Council, Microsoft dhe Ministritë e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në kuadër të këtij projekti, British Council do të ofrojë paketën në shërbim të mësuesve shqiptarë lidhur me metodat bashkëkohore të mësimit të gjuhës angleze dhe mësimdhënies.

20 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›