E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi, prangoset 74-vjeçari për ngacmim seksual ndaj së miturës



FIER – Një burrë në moshën 74-vjeçare ka tentuar të përdhunojë një të mitur, prindërit e së cilës kanë bërë denoncimin, gjë që ka sjellë arrestimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi pasditen e të premtes. Pas kallëzimit të mbërritur në komisariat, forcat e Rendit ndaluan shtetasin Thoma Marini, 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Libofshë. Sipas tyre, i moshuari ka tentuar të përdhunojë një vajzë 13-vjeçare nga i njëjti fshat. Kanë qenë prindërit e së miturës që denoncuan mbrëmjen e së premtes në policinë lokale autorin e dyshuar të krimit. Dje në mëngjes, Thoma Marini është arrestuar nga Policia e Fierit me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, të mbetur në tentativë. Sipas denoncimit të fëmijës, ajo ka qenë afër shtëpisë kur ende nuk ishte errur dhe fqinji plak e ka mashtruar duke arritur ta tërheqë deri në arën me misra aty pranë. Atje ka tentuar ta përdhunojë vajzën 13-vjeçare. Në këto momente, pranë arës janë ndjerë lëvizje banorësh, ndaj plaku 74-vjeçar e ka lënë në mes “punën” e nisur dhe vajza ka arritur të shpëtojë pa iu nënshtruar përdhunimit. Megjithatë. vajza ka denoncuar se plaku i paskrupullt kishte kryer me të vepra të turpshme. Policia tha se është duke hetuar mbi ngjarjen dhe ka marrë në pyetje autorin e dyshuar që ka refuzuar të pranojë akuzën.

8 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›