E Diel, 1 Nëntor 2026

Falimentimi, mbyllen 300 biznese të vogla në Tiranë, tatimet bllokojnë objektet



Ervin Koçi

Renia e fuqisë blerëse dhe mungesa e xhiros në masën e nevojshme për të përbaluar qeranë e lokalit, ka detyruar muajin e fundit (gusht) mbi 300 biznese të vogla në kryeqytet që të mbyllen. Edhe pse ishin regjistruar nga autoritetet tatimore dhe priteshin që të paraqiteshin për të derdhur detyrimet në shtet, pronarët e më shumë se 300 subjekteve i kanë mbyllur ato duke u dorëzuar çelsat qeradhënësve të tyre dhe duke vetshpallur falimentimin. Por kjo gjë nuk ka pnguar Policinë Tatimore të kryeqytetit që t’u vërë shiritat e sekuestros dhe plumçet në çelësat e qepenave dyqaneve që edhe pse ishin bosh, figuronin si subjekte të regjistruara nga inspektorët e zonave. Bëhet fjalë për dyqane të ndryshme në pjesën më të madhe dyqane ushqimore, dyqane robash, apo dhe subjekte të tjera, të cilët janë boshatisur menjëherë nga pronarët që i administronin, sapo kanë parë se gjatë muajit gusht xhirua e punës ka rënë në mënyrë drastike. Në këtë mënyrë ata kanë nxierë mallin në likujdim duke e shitur edhe nënkosto, në një kohë që u kanë kthyer çelësat pronarëve të objekteve që ua kishin marrë me qira. Por këta të fundit kanë rënë viktima të policisë tatimore, e cila edhe pse është njohur me faktin nuk ka pyetur për pronarët, pasi duhet të ndiqte procedurat e vënies nën sekuestro të objekteve apo të mallit të subjektit. Por i vetmi dëm që është shkaktuar ka qenë ai i pronarëve të objekteve që i kishin dhënë me qira, për të cilët nuk mund ti rijapin ato subjekteve të tjera deri sa lokalet dhe abjentet e tyre do të qëndrojnë të bllokuara nga Policia Tatimore që nuk di se ku të gjejë tregtarët që kanë falimentuar dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Falimentimi

Të gjitha bizneset e vogla që mbylen për arsye të falimentimit, më parë duhet që të njoftojnë inspektorin tatimor të zonës dhe të bëjnë një deklaratë falimentimi në drejtorinë tatimore të zonës, ku duhet që të dorëzojnë edhe kartonin e licencës. Bashkë me këtë procedurë, ligji parashikon që ata duhet të paguajnë edhe detyrimet tatimore për aq kohë sa kanë mbejtur hapur aktivitetin e tyre dhe kanë ushtruar punë. Moskryerja e këtyre procedurave i ngarkon pronarët e subjekteve private me përgjegjësi ligjore dhe administrative, panvarësisht falimentimit me apo pa dashje që mund tu ketë ndodhur. Por pikërisht kjo pikë e pasqaruar mirë në ligj, është ajo çka tremb dhe detyron subjektet private dhe pronarët e tyre, kryesisht bizneset e vogla, që të mos e shpallin zyrtarisht falimenimin, por të heqin mallin dhe pajisjet nga lokalet që në një pjesë të konsiderueshme janë të marra me qira, e më pas të largohen pa lënë adresë për të mos likujduar shtetin. Por një gjë e tillë nuk pengon në asnjë menyrë inspektorët tatimorë që të ndjekin veprimt ligjore dhe të bëjnë për çdo rast bllokimin e objektit qoftë edhe kur ai është bosh.

Procedurat tatimore

Pas miratimit të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ministri i Financave ka nxjerrë udhëzimin mbi bazën e të cilit do të ndiqen rregullat dhe procedurat e reja për administrimin e detyrimeve tatimore. Në këtë udhëzim janë parashikuar ndryshime ligjore dhe administrative përsa i përket procedurave të falimentit, mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe përgjegjësive të ortakut, aksionerit dhe administratorit. Udhëzimi, si dhe ligji përkatës janë kundërshtuar nga ana e biznesit dhe vlerësohen si metoda represive për mbledhjen e detyrimeve. Në debatin me sipërmarrjen gjatë miratimit të ligjit, mbi bazën e të cilit ka dalë edhe ky udhëzim, qeveria nuk mori parasysh asnjë nga kërkesat e grupeve të interesit.

Gjobat e reja që duhet të paguajnë subjektet private në rast shkeljesh

Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore e penalizon sipërmarrjen me gjoba të rënda, sipas udhëzimit dhe ligjit të ri “Për procedurat tatimore”. Kështu, një biznes i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar shumën e detyrimit tatimor a të kontributit të Sigurimeve Shoqërore, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj apo pjesë të muajit gjatë gjithë kohës së vonesës deri në momentin e pagimit të tatimit. Në asnjë rast kjo gjobë, në total, nuk duhet të jetë më e vogël se 10.000 lekë dhe më e madhe se 25 për qind e detyrimit të papaguar. Sipas kësaj mase, një person i tatueshëm, i cili detyrimin e tij tatimor të TVSH-së duhej ta paguante më 14 janar 2008 e paguan më datë 5 mars, konsiderohet se e ka paguar atë detyrim 3 muaj me vonesë dhe për këtë arsye dënohet me 15 për qind gjobë mbi shumën e detyrimit të papaguar në afat (5% x 3 muaj). Nëse i njëjti person, detyrimin e tij tatimor të datës 14 janar e paguan më 20 korrik, do të thotë se ai ka paguar detyrimin e tij me 7 muaj vonesë dhe për këtë dënohet vetëm me 25 për qind gjobë mbi shumën e detyrimit të papaguar në vend të 35 për qind (5% x 7 muaj).

Shtatori nis me gjoba të rënda për bizneset private

Policia tatimore është hedhur në aksion në të gjithë vendin dhe vetëm në Tiranë, në 763 subjekte janë vendosur gjoba në masën 1.630.000 lekë për mosdeklarim të punonjësve dhe 75.000 lekë për mosregjistrim. De jure, “Ligji i Gjobave”, siç njihet rëndom në publik tashmë, Ligji i ri “Për Procedurat Tatimore”, ka hyrë në fuqi para disa muajsh. Por pas përgatitjes edhe të akteve të posaçme nënligjore, tani organet financiare shtetërore kanë të gjitha mundësitë të “korrin” atë çka kanë përgatitur për më shumë se një vit: vjeljen e sa më shumë taksave, duke përfshirë edhe një lumë sanksionesh. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u njoftua dje se Sektori i Task-Force në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Tatimore, kanë zhvilluar ditët e para të shtatorit kontrolle në subjektet me aktivitet tregtar në disa qytete të vendit si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë etj. Objektivi i këtij kontrolli ishte verifikimi i deklarimit të punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, evidentimi i punonjësve të padeklaruar, si dhe regjistrimi i subjekteve të paregjistruara në organin tatimor. Këtë vit, sasia e gjobave të vëna bizneseve ka arritur në mbi 1 miliard lekë, ose gati 8 milionë e 700 mijë euro. E gjithë kjo, vetëm në shtatë muajt e këtij viti, nga janari në korrik. Në fakt, ligji i ri i procedurave tatimore jep mundësinë për të mbledhur një sasi të paparë gjobash.

8 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›