Nuk iu dha vajzën, vritet në mes të pazarit 44-vjeçari
Qëllohet me 6 plumba në trup në mes të tregut Hysni Shpuza. Arrestohen dy autorët e dyshuar, Ermal dhe Bledar Vampiraj
SHKODËR – Hysni Shpuza nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes për herë të dytë. Ai është qëlluar me 6 plumba në trup në mes të pazarit, në prani të dhjetëra njerëzve. Policia ka ndaluar shtetasit Ermal dhe Bledar Vampiraj, dy autorë të dyshuar për atentatin. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se vrasja e 44-vjeçarit Shpuza ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit të djeshëm në brendësi të Tregut të Dobraçit, në hyrje të qytetit verior. Ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta që kishte në kokë dhe trup. Dyshimet e para janë hedhur për një vrasje të ndodhur për shkak se familja Shpuza ka refuzuar të japë vajzën për një djalë në familjen Vampiraj.
Atentati
Hysni Shpuza ka shkuar që në orët e para të ditës së shtunë për të bërë pazar. Por, në orën 10:00 të paradites, teksa po kalonte në brendësinë e Tregut të Dobraçit, i cili ndodhet në hyrje të qytetit, pikërisht në të dalë të një dyqani, është përballur me dy persona. Dy të rinj i kanë zënë pritë 44-vjeçarit dhe nuk i kanë dhënë asnjë sqarim, por njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka zbrazur të gjithë karikatorin mbi trupin e tij. Viktima është dergjur përdhe, ndërsa tregtarët dhe klientët janë lemerisur nga skena e frikshme që të kujtonte vitin e mbrapshtë 1997. Autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa dëshmitarët e ngjarjes e kanë dërguar viktimën në spital. Shpuza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai gjeti vdekjen në Spitalin rajonal të Shkodrës
Hetimet
Në lidhje me ngjarjen policia tha se shoqëroi shumë persona që i përkasin familjes Vampiraj dhe fisit të tyre. Dyshimet më të forta janë për të riun Bledar Dhampiraj, që po hetohet si autor i mundshëm i ekzekutimit. Dyshimet e hetuesve lidhen me hakmarrje të mundshme. Fiset Shpuza dhe Vampiraj prej disa vitesh janë në konflikt mes tyre për shkak të një lidhjeje sentimentale. Bëhet fjalë për lidhjen dashurore mes një vajze vetëm 15 vjeçe nga familja Shpuza me një djalë 25-vjeçar të fisit Vampiraj. Në familjen Shpuza kishte kundërshti për këtë lidhje dhe kjo ka sjellë një varg incidentesh, deri tek ai i ditës së shtunë, që i mori jetën Hysniut 44-vjeçar. Edhe në vitin 2006, në muajin prill, Hysni Shpuza i ishte nënshtruar një tjetër atentati, atëherë në banesën e tij, teksa kthehej nga xhiroja dhe ndodhej te porta. Në atë atentat Shpuza arriti të mbijetonte.
8 Shtator 2008