E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet mashtrimi i Gramoz Ruçit dhe i Taulant Ballës, me protestuesit-mercenarë që i kishin dehur me birra

Protesta e PS-së në Athinë, e sajuar me klientët e klubit të Besim Meros

Protesta e presupozuar e socialistëve në Athinë, para zyrës ku mbaheshin punimet e takimit të 17-të, të Këshillit Ministror të OSBE-së, jo vetëm nuk ka qenë reale, por edhe u servir si një oponencë e emigrantëve atje kundër qeverisë shqiptare. Dëshmi të mbërritura dje nga Athina, bënë ët ditur se, “protestuesit”, nuk kanë qneë asgjë më shumë se disa klientë të një klubi në pronësi të Besim Meros. Këta klientë, pasi kanë përfituar nga bujaria e disa mercenarëve të Edi Ramës, si Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, dy nga të dërguarit që u thanë përfaqësuesve të OSBE-së t’i bëjnë presion qeverisë për marrjen në shqyrtim të kërkesave të opozitës, u frynë me birra dhe u nisën drejt një vendi, pranë aerodromit, në periferi të Athinës, shumë larg nga vendi ku mbaheshin punimet e konferencës me disa pankarta në dorë dhe në prani të një kamera televizive të dërguar prej Tiranës, nga Edi Rama, sajuan një kronikë proteste para OSBE-së.   
Ky spekulim i radhës iu servir opinionit publik dhe njëherazi ngjalli ndjenjën e fortë të antishqiptarisë së theksuar të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz. Por, e vërteta është se kjo protestë është mbajtur shumë larg vendit të konferencës së OSBE-së dhe u sajua vetëm e vetëm për t’ju servirur opinionit publik shqiptar se edhe ne vendin fqinj Greqi, ka njerëz të pakënaqur dhe që duan hapjen e kutive për të konfirmuar votën e tyre.
Kjo protestë, e mbajtur në aerodrom, e pozuar në 10 minuta në pranit të medias së afër të Edi Ramës, tregon qartë se Edi Rama dhe klani i tij janë të kolaps total, saqë po sajojnë tubime, me ndihmën e keq përdorimit të medias, vetëm e vetëm ngjalljen e presonit ndaj shtetit dhe qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›