E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncohet në prourori shefi i rrugores

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Dy denoncime të bëra ndaj shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore, të Tiranës, Krenar Ahmeti, kanë bërë që prokuroria e kryeqytetit të kërkojë vënien nën hetim të tij dhe gjatë ditës së sotme pritet që të jepet një masës sigurie ndaj tij. Nga ana tjetër burime të pakonfirmuara kanë bërë të ditur se, Ahmeti do të transferohet në Gjirokatër, ku do të jetë shefi i policisë rrugore. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kanë bërë të ditur se, ndaj Ahmetit janë bërë dy denoncime, një nga Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri, dhe një qytetari nga Durrësi. Ai është akuzuar nga institucioni i akuzës së kryeqytetit për veprime arbitrare, gjatë punës së tij, si shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.
Procedimi
Prokuroria e Tiranës ka dërguar një dite më parë në gjykatën e shkallës së parë në kryeqytet, kërkesën për pezullimin nga detyra të Shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, i cili dyshohet se ka kryer veprime arbitrare, gjatë ushtrimit të detyrës. Kërkesa u dorëzua ditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila do të vendosë ditën e sotme për masën ndaj Ahmetaj. Burime nga prokuroria kanë bërë me dije, se “shkak për këtë kërkesë janë bërë disa kallëzime në emër të Ahmetajt në Prokurorinë e Tiranës, kryesorë kanë qenë, denoncimi i një prokuroreje dhe një qytetari nga Durrësi”. Ata kanë përmendur dy denoncimet e mësipërme, në adresë të shefit të qarkullimit rrugor të Tiranës. Të pyetur në lidhje me këtë gjë, burime nga Policia e Shtetit, nuk kanë deklaruar ndonjë gjë. Ndërkaq që të pyetur për pezullimin apo transferimin e Ahmetit, burimet kanë qenë të rezervuara duke mos dhënë detaje.
Precendenti
Një prokurore e Krimeve të Rënda dhe bashkëshorti i saj avokat, janë bërë objekt i një incidenti të krijuar me Policinë Rrugorepak kohë më parë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë dy kullave binjake . Prokurorja Elizabeta dhe bashkëshorti i saj Agron Bajri, janë shoqëruar me forcë në Komisariatin numër 2 të Policisë së Tiranës, ku janë mbajtur të paktën 4 orë. Pas mesnate, ata janë lënë të lirë së bashku me automjetet e bllokuara në mënyrë demonstrative. Ndërsa nuk kanë marrë as ndonjë masë administrative gjobë, për kundravajtjen rrugore apo penale që ishin akuzuar në vendin e ngjarjes dhe në birucat e shoqërimit. Prokurorja dhe bashkëshorti i saj avokat, depozituan kallëzim penal ndaj shefit të Policisë Rrugore në kryeqytet, Krenar Ahmeti dhe policit të shërbimit A.Balla. Njëkohësisht edhe kryepolici i Rrugores Ahmeti dhe vartësi i tij Balla, kanë kryer kallëzim penal për kundërshtim dhe fyerje ndaj tyre gjatë zbatimit të detyrës.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›