Qarku i Lezhes jashte hartes se narkotikeve
Aleksander Ndoja
Qarku i Lezhes prej afro nje viti ka dale nga harta e territorit ku kultivohen lende narkotike. Sipas shefes se seksionit te luftes kunder narkotikeve, prane Drejtorise se Policise se Qarkut Lezhe, Vera Frangaj, ky sektor po punon intensivisht per moslejimin e dukurive qe kane te bejne me perdorimin dhe trafikimin e lendeve narkotike. Nje tregues kryesor, qe nuk mund te krahasohet me asnje shifer, eshte nxjerrja e Lezhes nga harta e mbjelljes dhe e perpunimit te lendes narkotike kanabis sativa. Kjo ka ardhur pas disa aksioneve te njepasnjeshme ne fshatrat e Lezhes, Lacit e Mirdites, ku vite me pare ka qene krijuar tradite mbjellja e lendes narkotike. Prerja e tyre ne fazen e mbjelljes, por edhe ndalimet e bera gjate vitit te kaluar, kane bere qe fermeret te heqin dore nje here e mire nga ky aktivitet i paligjshem. Arrestimi i fundit nga ky sektor eshte bere ne muajin tetor te vitit te kaluar ne qytetin e Lacit, ku ne nje banese u gjet fara kanabis e gatshme per treg. Qe nga ajo kohe, ky sektor nuk eshte perballur me dukuri te tilla. Sipas Frangajt, nje pune e mire eshte bere ne gjimnazet e qytetit te Lezhes, ku edhe rreziku eshte me i madh. "Tashme mund te thuhet me bindje se nxenesit e kesaj shkolle jane teresisht jashte ndikimit te dukurive te tilla", tha shefja e antidroges, duke shtuar se nje pune te mire ne kete drejtim ka bere efektivi i kesaj shkolle, gjithnje i gatshem per bashkepunim ligjor. Pervec punes policore, e cila konsiston ne hetimin e personave te dyshimte, te cilet u afrohen kangjellave te shkollave, nje rendesi e madhe i eshte kushtuar punes me femijet e shkollave te mesme, te cilet jane nder me te rrezikuarit nga trafikantet e narkotikeve, e qe ne shume raste kane tentuar te krijojne terrene per shtrirjen e aktivitetit te pa ligjshem te tyre me qellim fitimi. Keshtu ne gjimnazin e Lezhes dhe ne ate te Rubikut, shoqata te ndryshme ne bashkepunim me sektorin e luftes kunder narkotikeve prane Drejtorise se Policise se Qarkut Lezhe, disa here kane bere biseda te zgjeruara me gjimnazistet per t'u bere te ditur atyre se sa i demshem eshte per shendetin dhe te ardhmen e tyre perdorimi i substancave me permbajtje narkotike. Megjithese me nje personel te reduktuar dukshem, dhe pa mjete te domosdoshme, ky seksion ben te ditur se do te jete ne gjendje te vleresoje dhe te investigoje cdo informacion qe vjen jo vetem nga shkollat e mesme te Qarkut Lezhe, por edhe nga kampingu i Repsit apo vende te tjera, ku ka rrezik per shtrirje te aktivitetit te paligjshem te trafikanteve.
Testimet, gjimnazet pa droge
Nga testimet e bera rezulton se ne gjimnazin e Lezhes ne asnje rast nuk jane perdorur lende me permbajtje droge, dhe kjo si rezultat i punes kembengulese dhe bashkepunimit mesues-prinder-polici. Ndersa disa kohe me pare ne shkollen e mesme ekonomike te Lezhes jane kapur nxenes qe mbanin cigare hashashi ne xhep, per seksionin e luftes kunder narkotikeve kjo i perket nje kohe te larget. Megjithese kjo u kap nga vete inspektoret e sektorit kunder narkotikeve, kontrollet e metejshme kane provuar se nje fenomen i tille tashme nuk eshte perseritur.