Denoncoi tutorët e vajzës, dhunohet për tërheqjen e akuzës
Denoncoi gjashtë muaj më parë trafikimin e vajzës për qëllime prostitucioni, por ka rënë pre e dhunës për heqjen e denoncimit nga të afërm të bashkëshortes. Gani Dolla është dhunuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa po punonte si pastrues në turin e natës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet e ngjarjes, por nuk ka mundur të ndalojë autorët. 43-vjeçari, banor i lagjes "10 Korriku" në qytetin e Beratit, ka rënë pre e dhunës fizike dhe ka përfunduar në spital pas disa dëmtimeve të marra në kokë. Burri ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në komisariatin e qytetit, ku ka denoncuar dhunën fizike të ushtruar, që, sipas tij, ka ardhur pas denoncimit të trafikimit të vajzës nga tezja dhe bashkëshorti i saj. Burime të Komisariatit të Policisë së Beratit bëjnë me dije se Dolla ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ndihej i kërcënuar për vete dhe familjen e tij.
Dhuna
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes, burri është dhunuar me mjete të forta në kokë, ndërsa ndodhej në vendin e quajtur Kthesa e Gjykatës në qytetin e Beratit. Ai është përballur me një të afërm të gruas dhe një person tjetër, të cilët kanë nisur ta dhunojnë fizikisht. Dy të rinjtë e kanë qëlluar me leva hekuri dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari ka mbërritur më pas në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore. Ai është paraqitur me dy plagë në kokë, të shkaktuara me mjete të forta dhe prerëse. Mëngjesin e djeshëm, Dolla ka denoncuar në polici dhunën. Sipas denoncimit, shkak i dhunës së ushtruar mësohet se është bërë çështja e vajzës së tij, e trafikuar nga tezja dhe bashkëshorti i saj, ngjarje për të cilën familja Dolla ka ngritur padi dhe çështja tashmë është në gjykatë. Sipas denoncimit të 43-vjeçarit, në kohën që dy personat e kanë dhunuar, i kanë kërkuar qartë që vajza e tij të tërheqë denoncimin e ngritur ndaj tezes dhe bashkëshortit të saj. Burri ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente, pasi ndihet i kërcënuar. Sipas tij, familja, vajza e tij dhe ai personalisht janë në rrezik për jetën pas ngjarjes së mbrëmshme. Burime zyrtare të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se menjëherë pas marrjes së denoncimit nga ana e 43-vjeçarit, kanë nisur hetimet rreth personave që kanë kryer dhunimin, ndërkohë që inspektorit të zonës i është kërkuar mbrojtja e familjes Dolla.
Trafikimi i 18-vjeçares Dolla
Vajza e familjes Dolla, më 23 prill të këtij viti denoncoi në prokurori tezen Sara Cani, 24 vjeçe, nga Ura Vajgurore, si dhe bashkëshortin e saj, Jani Mejdi, nga qyteti i Sarandës, për trafikimin për qëllime prostitucioni. Sipas denoncimit të saj, prej majit të vitit 2007 deri në muajin prill të vitit 2008, ajo ishte trafikuar në Greqi nga tezja dhe burri i saj. Pamundësia ekonomike e vajzës mësohet se e kishte çuar atë drejt Greqisë ku jetonte tezja, e cila i kishte premtuar një jetë më të mirë. Por, ndryshe nga premtimet, ajo është shfrytëzuar si prostitutë. Pasi arriti të shpëtojë nga shfrytëzimi gati njëvjeçar, në muajin prill të vitit të kaluar vajza shkoi pranë familjes dhe pas disa muajsh bëri denoncimin në organin e prokurorisë. Menjëherë pas denoncimit u arrestua tejza dhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit është duke u gjykuar me akuzën "shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese", ndërsa për bashkëshorten e tij, gjykata vendosi "arrest shtëpie", për shkak të shtatzënisë. Ndërsa procesi gjyqësor po shkon drejt fundit dhe pritet dhënia e pretencës nga ana e prokurorit, babai i 18-vjeçares M. Dolla është dhunuar fizikisht dhe i është kërkuar tërheqja e akuzës.