U-19, 5 gjyqtarë në sytë e Platini
Kampionati Evropian i Under 19 do të jetë mundësia për të eksperimentuar përdorimin e dy asistent/gjyqtarëve më shumë. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, do të shkojë në Slloveni për të asistuar në një miniturne dhe për të vëzhguar nga afër eksperimentin. Në fushë do të ketë pesë gjyqtarë, një kryesor, dy ndihmës të tij në brendësi të fushë së lojës dhe dy anësorë.