E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, studentët protestë kundër rregullores

Vlorë-Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë janë bashkuar sot në një protestë të lajmëruar që më parë, duke bojkotuar mësimin.

Mungesa e informimit, përjashtimi nga vendimmarrjet dhe kaosi që ka shoqërur nisjen e shkollës janë shkak i manifestimit masiv të studentëve të Vlorës, që sot ka përfshirë gjithë bulevardin kryesor të qytetit.

“Kërkojmë rishikimin e orareve, rregulloren e vendosur nga rektori, heqjen e notës 5 si notë kaluese, oraret e zgjatuara të mësimit, frekuentimin e detyruar të leksioneve dhe frekuentimin në lëndët e mbartura”- thanë studentët.

Ata i kanë bërë thirrje rektorit të Universitetit të ndryshojë vendimet e marra, pasi sipas tyre universiteti nuk është laborator eksperimentesh. “Në këshillat studentorë ne nuk ndihemi të përfaqësuar, pasi në to janë vetëm dy vetë”- thanë më tej ata.

Një tjetër kërkesë e studentëve ka qenë edhe infrastruktura, pasi sipas tyre është e pamudnur të zhvillohet mësim normal me 200 vetë në sallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›