E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncon babanë: Më rrah se dal me shoqet

Kërkonte të argëtohej me shoqet dhe të bënte një jetë të pavarur, por ka rënë pre e dhunës nga babai i saj. Është kjo historia e 17-vjeçares nga Tirana, e cila ka trokitur në polici për të denoncuar se babai i saj prej kohësh ushtronte mbi të presion psikologjik e deri në dhunë fizike

Adoleshentja ka dëshmuar për inspektorët e krimeve se sa herë që i ati i saj, 48 vjeçari me iniciale Rr.F, babai i tre fëmijëve konsumonte alkool, i privonte asaj lirinë duke e mbajtur të mbyllur dhe duke e rrahur.

Menjëherë nga komisariati numër tre është lëshuar një urdhër mbrojtjeje për vajzën, e cila tashmë është në mbrojtjen e shtetit dhe të një psikologeje. Ndaj babait të saj ka nisur procedimi penal, ndërsa po mbahet në vëzhgim për të mos patur mundësi t’i afrohet të bijës të ushtrojë sërish dhunë mbi të./shqiptarja.com/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›