E Diel, 1 Nëntor 2026

"Projekti për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj po vazhdon"

Zyrtarë të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kanë reaguar ndaj disa deklarimeve rreth punimeve për ndërtimin e fabrikës së ujit në fshatin Shkabaj, në afërsi të Prishtinës, për të cilat thotë se ka indikacione se këta zyrtar nuk janë shumë në dijeni, apo janë të painformuar lidhur me projektin në fjalë.

Bëhet fjalë për deklaratën e zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, dhënë gazetës Koha Ditore dhe deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë Lirak Çelaj.

Sipas këtyre dy të fundit, punimet për ndërtimin e fabrikës kanë ngecur për shkak të numrit të popullësisë më të madh se që është vlerësuar para daljes së rezultateve nga Enti i Statistikave të Kosovës. Por sipas Zyrtarëve të KUR “Prishtina”, projekti ka kaluar fazat kur është matur me numrin e popullsisë dhe punët rreth projektit janë duke vazhduar sipas planit të paraparë, transmeton Express.

“Janë përgatitur të gjitha dokumentet e shpronësimit dhe brenda muajit pritet fillimi i pagesës së pronave të qytetarëve, dhe bazuar në të gjitha këto që u thanë me lartë del se projekti po vazhdon sipas dinamikës së paraparë. Qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen për shkrimet dhe deklarimet që mund të burojnë nga individ dhe institucione të cilat edhe nuk janë shumë të informuara për projektet si ky i fabrikës së ujit në Shkabaj”, shkruhet në reagim.

Ndërkaq duke ju referuar deklarimit të Lirak Çelja, se më gjasë punimet janë ndërprerë për shkak të mosmundësisë së pagesave për punëtorët, në reagim thuhet se “se një çështje e tillë asnjëherë nuk është diskutuar dhe fare nuk paraqitet si problem që mund të ndikoj në mosrealizimin e projektit për diçka që kujdeset Ujësjellësi Prishtina”.

Ndryshe, qytetarët e Prishtinës ka disa muaj që janë duke u përballur me reduktime të shpeshta të furnizimit me ujë, dhe përveç mbrëmjes ata kanë reduktime edhe gjatë ditës. Këto reduktime vështirë se do të eliminohen deri në përfundimin e projektit për fabrikën e ujit në vitin 2016.

Për më tepër, projekti për ndërtimin e fabrikës në lokacionin e komunës së Kastriotit, konkretisht në fshatin Shkabaj, i cili gjendet në afërsi të Prishtinës është në fazat e para dhe sipas zyrtarëve të KUR “Prishtina”, janë përgatitur të gjitha dokumentet e shpronësimit dhe brenda muajit pritet fillimi i pagesës së pronave të qytetarëve. Furnizimi me ujë të papërpunuar do të bëhet nga Liqeni akumulues i Ujmanit. Fabrika parashihet të ketë kapacitete përpunuese për fazën e parë deri në 700 litra për sekondë. Kjo sasi sipas tyre do të jetë e mjaftueshme për të mundësuar furnizim të rregullt për 24 orë pa ndërprerje./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›