Ja pishina mbushur plot me njerëz. Po uji ku është?
Nuk ke shans të zhytesh e madje as të shtrish ndopak krahët në ujë. Kjo është pishina më e madhe me ujë të kripur në Kinë. Mbi 30 mijë metra katror pishinë e bëjnë atë gjigante. Por numri e njerëzve që kanë mësyrë pishinën bën që të mos duket ku është uji.
Për shkak se ka shumë kripë, por edhe minerale e mikroelementë të tjerë, ajo quhet edhe Deti i Vdekur.



