Hiti i Zanfinës
Zanfina Ismaili është kthyer. Edhe pse nuk është se ka pushuar, pasi që ka qenë e zënë nëpër koncerte të ndryshme nëpër viset shqiptare, klipi i saj i ri dhe këngë “Ti pa mu s’mundesh”, është pritur shumë mirë nga adhuruesit e saj të shumtë, sidomos në rrjetin social Facebook, përderisa Zanfina është duke e promovuar këngën në shumë televizione shqiptare.
Pasi kishte incizuar këngën, ajo edhe kishte realizuar klipin e saj, për të cilin thotë se ka zgjatur 10 ditë.
“Para 10 ditësh kemi xhiruar klipin. Xhirimet kanë zgjatur tri ditë. Kështu që në total i bie të jetë dy javë punë. Xhirimet janë bërë në Gjilan”, ka thënë këngëtarja në një bisedë të shkurtër për Express.
Ismaili thotë se ajo është shumë e kënaqur edhe me pritjen e këngës nga adhuruesit e saj. Këtë e tregon edhe kënga pa klip, ku e postuar në mes të javës kishte kaluar më shumë se 15 000 klikime, ndërkaq klipi po ashtu është duke u shikuar më të madhe.
“Kënga ka dalë në shitje edhe para se të dalë spoti, kështu që klikimet në youtube.com (pa klip) më kanë lajmëruar se i ishin të mëdha kështu që vërtet jam e lumtur, sepse ka kaluar parashikimet e mia”.
Zanfina, e cila njihet si modeste, megjithatë ka thënë se nuk e ka zakon që të lavdërohet para kohe, por do të presë edhe reagimet e të tjerëve pasi kripit, ku edhe do të shikojë se si do të pritet klipi i saj. Ndërkaq, për komentet e të tjerëve, po ashtu ndihet mirë.
“Komentet janë të mira, por pa marrë parasysh komentet gjatë xhirimit - shumica e ekipit e këndonin këngën - sepse refreni është i kapshëm, mbahet me lehtë në mend dhe kjo për mua është më shumë se çdo lavdërim që mund të ma bëjë dikush tjetër”.
Edhe këtë klip, këngëtarja ka vendosur që ta xhirojë me produksionin “VideoArti” nga Gjilani, pasi që për të, ata janë bashkëpunëtorë të vjetër. “Është klipi i tretë që e bej me ta dhe si gjithmonë kemi kaluar shume lehtë dhe në atmosfere pozitive”, thotë ajo.
Ndërkaq, me lidhje me disa zëra në fillim të spotit thotë se janë të qytetarëve të thjeshtë të cilët japin mesazh.
“Cili është ai mesazh, shpresoj që ta kenë kuptuar”, ka thënë Zanfina.
Kurse, për planet në të ardhmen, Zanfina thotë se për momentin është në dëlir të këngës së re. “Për momentin, jam ende në disponimin e kësaj kënge dhe klipit, pastaj besoj që do të filloj punimet në ndonjë këngë të re”.