Bashkia: Do të vazhdojmë kontrollet në tregje

Produktet kryesisht me baze shtatëzore që tregëtohen në tregjet e rrugës vazhdojnë të jenë kërcënues infeksionesh për qytetarët. Bashkia tashmë ka nisur kontrollin në tregjet e kryeqytetit duke paralajmëruar se për çdo tregëtar që shet produktet e tij në këtë mënyrë do të merren masa ndëshkuese.Ditën e nesërme, kontrollet nga inspektorët e bashkisë do të bëhen në tregun përgjatë stacionit të trenit.
Hermiona Hajdini, përgjegjëse e sektorit të kontrollit veterinar, thotë se tregëtarët dhe qytetarët duhet të sensibiliohen një herë e përgjithmonë të mos blejnë ushqime në tregun e rrugës. Ndërsa nga ana tjetër ajo thekson se raporti përfundimtar do të dalë pasi të jenë monitoruar të gjitha tregjet e Tiranës.
Kontrollet e para të kësaj iniciative bashkiake u bënë fillimisht në tregun "Uzina e Dinamos". Inspektorët kërkuan nga tregtarët, respektimin e kushteve higjieno-sanitare të ushqimeve.