I fryn edhe Elvana
Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 11:18
Edhe Elvana Gjata nuk u ka shpëtuar operacioneve plastike. Këngëtarja është parë me buzë më të mëdha në klipin e saj të ri.
Elvana duket qartë në këtë klip se ka fryrë buzët e saj me botoks, një gjë që nuk është parë shumë nga këngëtaret e Tiranës, pasi që në Kosovë botoksin e kishin përdorur shumica e këngëtarëve të estardës.
Elvana Gjata sapo ka realizuar klipin e saj të ri “Afër dhe larg”, për të cilin klip është kritikuar nga fansat e saj për shkak se është realizuar në Greqi.