Denoncon në polici fatin e keq të martesës së saj 4-vjeçare
Një 23-vjeçare nga Roskoveci është shtruar në spitalin e Fierit pas dhunës fizike që kishte ushtruar bashkëshorti i saj mbi të. Gjendja e gruas së re, sipas mjekëve, është e rëndë, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të bashkëshortit dhunues. Sipas burimeve zyrtare të policisë Fier mësohet se paraditen e së shtunës është shpallur në kërkim 30-vjeçari Agron Abazi, lindur e banues në fshatin Sulzezë të Beratit. Ai është cilësuar si autori i plagosjes së rëndë me dashje dhe shtyrjes drejt vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Lida Abazi. 30-vjeçari Agron Abazi është denoncuar pikërisht nga ajo me të cilën ai lidhi jetën katër vjet më parë. Mëngjesin e së shtunës rreth orës 06:00 të mëngjesit ai ka udhëtuar nga fshati i tij, Sulzezë për në drejtim të Roskovecit, ku jetonte në shtëpinë e prindërve të vet bashkëshortja e tij, Lida, dhe vajza e tyre dyvjeçare.
Pasi ka trokitur në derë, Agron Abazi mësohet të ketë hyrë në brendësi të shtëpisë dhe pa thënë asnjë fjalë më shumë ka nisur të ushtrojë dhunë mbi të renë e tij. Dhuna e ushtruar mbi 23-vjecaren Lida ka qenë çnjerëzore dhe mësohet se kësaj të fundit i janë dëmtuar fytyra, shpatulla, kraharori dhe një pjesë e gjymtyrëve të sipërme. Më pas mësohet se 30-vjeçari Abazi ka tentuar që gruan ta helmojë, duke e shtyrë atë të pijë një lëndë helmuese, të cilën e kishte marrë me vete. Si shkak i ulërimave të gruas së dhunuar, si dhe të qarave të vajzës së vogël 2-vjeçare janë angazhuar fqinjët. Këta të fundit kanë njoftuar policinë. Drejt banesës ku ndodhi ngjarja si fillim kanë shkuar uniforma blu të postës së policisë Roskovec. Policia nuk ka mundur të arrestojë burrin dhunues, pasi ai ishte larguar. Kanë qenë fqinjët dhe babai i 23-vjeçares, Petrefi, që kanë transportuar gruan e dhunuar drejt spitalit të Fierit. Mjekët e spitalit kanë ndërhyrë menjëherë me mjekime dhe kanë deklaruar për "Shqip" se gjendja e Lida Abazit është e rëndë. "Ajo ka pësuar fraktura të rënda në shumë pjesë të trupit", shprehen mjekët. Ndërkohë që 23-vjeçarja e dhunuar nuk ka mundur të dëshmojë për policinë. Ka qenë i ati i saj, Petrefi, dhe një fqinj që kanë treguar skenën e ngjarjes. Sipas grupit të hetimit mësohet se mes bashkëshortëve Abazi një muaj më parë kanë nisur debate. Bashkëshortja e tij dhe babai i saj kanë shkuar për sqarime rreth mesit të dhjetorit dhe në debat e sipër janë përleshur mes tyre. Mësohet se indinjata e së resë dhe babait të saj, një muaj më parë, ka shkuar deri në dëmtimin e automjetit të burrit dhunues. Lidhur me këtë ngjarje të një muaji më parë, Komisariati i Beratit ka nisur procedim penal për dëmtim të pronës së tjetrit ndaj 23-vjeçares së dhunuar për vdekje mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë që bashkëshorti i saj pas asaj që regjistroi së fundmi akuzohet për "plagosje të rëndë me dashje". Duket se mosmarrëveshjet mes çiftit çuan ata në ndjekje penale. Policia ka shpallur në kërkim burrin dhunues. Ka ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk e ka gjetur atë, ndërkohë që ka dërguar informacion edhe në pikat kufitare, pasi mendohet që Agron Abazi mund të largohet prej vendit duke pasur dokumente për qëndrim në Greqi. Gruaja e re e dhunuar është marrë në pyetje edhe nga psikologia, por nuk ka mundur të flasë, pasi deri pasditen e së shtunës ka qenë në gjendje të rëndë.