E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, festohet me madhështi Revolucioni Islamik

Irani nisi dje festimet dhjetëditore për kujtim të 30-vjetorit të Revolucionit Islamik që hodhi regjimin e Shahut, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një fjalim të mbajtur në Teheran, kryeqytetin e vendit, Presidenti Mahmud Ahmedinexhad tha se revolucioni "është ende i gjallë". Pjesa më e madhe e iranianëve ndihen krenarë nga pavarësia prej dominimit të të huajve, e fituar në vitin 1979. "Ne jemi veç në fillim të rrugës dhe përpara kemi ndryshime të mëdha", vërejti Ahmedinexhad.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›