E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori i ri distancohet nga Blagojeviç

Guvernatori i ri i Ilinoisit, Pet Kuin, po bën gjithçka që duhet për të lënë të kuptohet se nuk ka asgjë të përbashkët me paraardhësin e tij, Rod Blagojeviç, nën akuza për korrupsion për shitjen e postit në Senat, që deri pak kohë më parë i përkiste Barak Obamës. "Nuk besoj se do të duhet shumë kohë që njerëzit të kuptojnë se unë nuk kam asgjë të përbashkët me paraardhësin tim", tha Kuin, një ditë pasi Blagojeviç hyri në histori si guvernatori i parë i Ilinoisit i larguar nga posti para përfundimit të mandatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›