E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon trafikimin e vajzes ne Itali, nen hetim 31-vjecari

BERAT- Trafikimi i vajzes se saj 12 vjet me pare drejt Italise, pas mashtrimit per fejese dhe martese, ka bere qe nje nene te denoncoje ne Policine e Beratit, njeriun qe e shfrytezoi si prostitute. Burime zyrtare bene me dije dje per “KJ” se kane nisur hetimet ne gjendje te lire ndaj 31-vjecarit Altin Gega, banues ne lagjen “Kushtrimi” te ketij qyteti per akuzen e “trafikimit dhe shfrytezimit per qellime prostitucioni”. Hetimet po kryhen nga zyra e Antitrafikut ne Drejtorine e Policise. Denoncimi mesohet se eshte bere nga e moshuara me inicialet T. Gj., banore e ketij qyteti, e cila me 27 prill 2009 ka ngritur akuzat ndaj Geges, duke e akuzuar ate per trafikim e vajzes se saj R. K., sot 29 vjece. Sipas deshmise se gruas, gjate nje periudhe disa mujore ne vitin 1996, vajza e saj qe ne ato vite ishte vetem 16 vjece, eshte trafikuar ne Itali prej te dyshuarit Altin Gega. Ky i fundit, pasi i kishte premtuar te mitures fejese, e kishte marre me vete ne Milano te Italise, ku dhe sipas denoncimit e ka shfrytezuar si prostitute per disa muaj me radhe. Po vajza arrin te shpetoje nga trafikimi dhe vendos te vazhdoje te jetoje ne Itali, nderkohe qe Gega kthehet ne kete qytet. Ajo i ka treguar nenes gjithcka, por vetem kater dite me pare e moshuara ka bere denoncim per Gegen, duke kerkuar qe policia te hetoje ceshtjen deri ne fund.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›