Mashtron ortaket, zhduket italiani
KUCOVE- Mashtrimi per zgjerimin e biznesit duke u marre tre aksionereve kucovare 2.2 milione leke, i ka kushtuar shpalljen ne kerkim dhe ndjekjen penale nje investitori italian. Banoret e fshatit Perondi, kane denoncuar dje ne Policine e Beratit Vito Ludovico, 48 vjec, banues i perkohshem ne qytetin e Kucoves. Sipas denoncimit, investitori italian u kishte marre shumen prej pese mije euro dhe 1,5 milione leke pak jave me pare dhe menjehere kishte shkeputur cdo kontakt me ta, duke u larguar ne drejtim te paditur.
Dy muaj me pare, Ludovico kishte kerkuar ortakeri ne fshatin Perondi, ku prej muajit tetor te vitit te kaluar, kishte hapur nje stalle ku rriste lope dhe ushtronte biznesin e tij duke tregtuar nenproduktet ushqimore. Tre banore te fshatit, duke pare qe veprimtaria e italianit nga Torino po perparonte, pranojne te behen bashkepronare duke iu pergjigjur kerkesave te tij per ortakeri. Pas blerjes se nje trualli ne fshat, banoret pranojne te paguajne shumen e lekeve, qe do perdorej per blerjen e pajisjeve te tjera me qellim qe stalla ku mbareshtoheshin lopet, te shnderrohej dhe ne nje baxho. Sipas denoncuesve, italiani 48-vjecar, disa here kishte udhetuar ne qytete te ndryshme te vendit per blerjen e pajisjeve per hapjen e baxhos, por sipas tij nuk kishte rene dakord me cmimet dhe ne keto kushte, baxhoja nuk ishte hapur. Ditet e fundit tre fshataret nuk e kane pare me ne fshat italianin, madje nuk kane arritur te kontaktojme dot me te. Pasi kane pritur me kot te lidhen me 48-vjecarin, diten e djeshme ortaket jane shfaqur para Komisariatit te Beratit, duke bere edhe nje denoncim ne dem te tij. Nga verifikimet e kryera ne organin blu, mesohet se italiani Vito Ludovico, kishte mberritur ne qytetin e Kucoves ne muajin tetor te vitit 2008, duke u paraqitur si investitor me qellime serioze. Fillimisht hap nje stalle lopesh dhe per disa muaj rrit aktivitetin dhe qellimet e tij per zgjerim te metejshem te biznesit. Sipas burimeve zyrtare te policise, kane nisur hetimet per kete ceshtje dhe materialet i kane kaluar prokurorise. Pritet qe ai te shpallet ne kerkim, ne te gjitha komisariatet e vendit dhe pikat kufitare. Organet e drejtesise do te kerkojne edhe ndihmen e ambasades italiane dhe policise se vendit fqinj, per gjetjen e investitorit qe ka humbur gjurmet.
Eriola Hazizolli