E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare godet tregun e punes ne SHBA

Cdo dite mediet amerikane japin mesazhe te kobshme. Recesioni ne ekonomine me te fuqishme te botes ka pasoja te forta negative: ne mars norma e papunesise ne SHBA arriti nivelin 8,5 per qind. Ky eshte niveli me i larte qe prej 25 vjetesh. Askush nuk perjashton me qe kjo shifer se shpejti te behet dyshifrore. Qe prej Luftes se Dyte Boterore nuk ka patur kurre kaq shume te papune ne SHBA. Ekonomia eshte zhytur ne krizen me te thelle dhe kete amerikanet e ndiejne cdo dite. Nje prej tyre eshte edhe kjo nene nga Los Angeles. Normalisht, thote ajo, nuk ka patur kurre probleme te gjeje nje pune:

"Une gjithmone gjeja dicka ne marketingun me telefon, por tani as keto pune nuk ekzistojne me."

Vendet me paga te mira, punet e vogla, ato me kohe te pjesshme, te gjitha duket se jane zhdukur. Kete e vertetojne radhet e gjata cdo dite perpara qendrave te punesimit. Cdo muaj atyre u shtohen qindra mijera vete. Ne te gjithe sektoret e medhenj, nga Boeing deri tek Caterpillar, behen shkurtime. Ne radhe te pare jane punetoret e fabrikave ata, qe vuajne nga renia ekonomike, shpjegon ekspertja per ceshtje te ekonomise ne kanalin publik radiofonik NPR, Marilyn Geewax. Gjate dhjetevjecarit te kaluar Amerika ka humbur gati pese milione vende pune ne fabrika, vetem gjate muajit te kaluar jane shkurtuar 161.000:

"E frikshme eshte qe ne dime se edhe te tjere punetore fabrikash do te humbasin vendet e tyre te punes, pasi qeveria Obama planifikon shkurtime ne programet e armeve. Kjo nenkupton shkurtime ne sektorin e armatimit, vecanerisht ne Angline e Re."

Te henen (27.4.) prodhuesi i automjeteve General Motors njoftoi se deri vitin e ardhshem do te shkurtoje 21.000 vende pune. Dhe ne Ohajo, nje prej shteteve te goditura me rende nga recesioni, vjeshten e kaluar mbeti papune nje lokalitet i tere: ofruesi gjerman i sherbimeve DHL mbylli qendren e tij te shperndarjes ne lokalitetin Wilmington, ku fitonin te ardhurat e tyre nje e treta e banoreve.

Presidenti Obama beri pergjegjes spekulimet financiare per katastrofen. Per sa kohe bankat jane ne situate te veshtire, ato nuk do te japin kredi per firmat dhe konsumatoret. Por ata jane faktore kyc per rimekembjen e ekonomise amerikane. Bankat vuajne nga pesha e kredive te keqija dhe instrumentave financiare, qe u ka humbur vlera. Ministri i financave Timothy Geithner sheh dy alternativa:

"E para eshte t'i leme gjerat sic jane dhe te shpesojme qe sistemi financiar te rimekembet me forcat e veta. Por kjo do ta ashpersoje recesionin dhe do te vonoje rimekembjen e ekonomise sone. Mundesia e dyte eshte qe qeveria te nderhyje dhe t'u bleje bankave titujt financiare me vlere te humbur."

Me planin e tyre per shpetimin e bankave Geithner dhe Obama synojne t'i japin fund te tatepjetes ne ekonomine e SHBA-se dhe te shkurtojne keshtu edhe radhet e gjata pepara zyrave te punes. Qeveria e tij investon 800 miliarde dollare ne nje program emergjence per ekonomine: me masa te shumta ne ndertim e para se gjithash ristrukturimin e sektorit energjetik, ai u premton amerikaneve rritje ekonomike dhe qindra mijera vende te reja pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›