E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetura perplas ciklomotorin, nen hetim shoferi kosovar

PEQIN- Nje aksident i rende eshte regjistruar oret e para te mengjesit te djeshem, ne aksin rrugor Peqin-Elbasan, ne afersi te fshatit Bishqem. Nje automjet tip “Sab”, me targa 541 KS 852, i drejtuar nga kosovari Agim Beselica, 38 vjec, lindur e banues ne Prishtine, ka perplasur nje motociklete pa targa. Si pasoje eshte demtuar drejtuesi i motocikletes Fatos Shaba, 55 vjec, me banim ne Bishqem te komunes Pajove, ne rrethin e Peqinit. I aksidentuari eshte transportuar ne spital, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore. Mesohet se pas mjekimeve i demtuari ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe policia ka proceduar drejtuesin kosovar, per “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”. Burime te policise thane se nga veprimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit, gjate drejtimit te mjetit ne aksin kombetar.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›