E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmojne policet ne stadium, kapet Greca, shpeton Mezja

Peqin- Pasojat e rremujes ne ndeshjen e vlefshme gjysmefinale per Kupen e Shqiperise mes Shkumbinit dhe Flamurtarit, kane rene edhe mbi efektivet e policise. Nje patrulle eshte sulmuar dhunshem nga nje prej tifozeve ne dalje te stadiumit, ndersa eshte bere arrestimi i nje prej te dyshuarve, kurse tjetri u shpall ne kerkim. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Arjan Greca, 25 vjec, banues ne Gjocaj te Peqinit. “Arrestimi u be pasi ne perfundim te ndeshjes se futbollit Peqini-Flamurtari, bashke me nje person tjeter, ka goditur me mjete rrethanore dy punonjes te policise, te cilet ishin me sherbim ne stadium”, deklaroi dje policia vendore. Nderkohe qe 25-vjecari eshte arrestuar, bashkepunetori i tij Adriatik Mezja, eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur. Ky i fundit eshte shpallur ne kerkim policor. Akuza ndaj tyre eshte ngritur per “goditje per shkak te detyres”.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›