E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet nga puna, vjedh dhe djeg makinen e firmes “Orbit”

Durres- Hakmerret per pushimin nga puna prej firmes “Orbit”, duke vjedhur dhe me pas djegur makinen. Policia e Durresit arrestoi pas denoncimit te depozituar te dyshuarin Altin Xhepi, 23-vjec, banues ne Bilalas. Burime zyrtare thane se kallezimi eshte bere nga shoferi aktual i mjetit, Sinan M., 47 vjec, me banim ne lagjen nr. 13 Plazh, i cili ka kerkuar ndihmen per gjetjen e makines tip “Fiat” me targe TR 6931 J, ne pronesi te firmes “Orbit”. Pasi jane kryer veprimet e para hetimore dhe eshte bere shpallja ne kerkim e automjetit, rreth ores 10:00 te dites se djeshme, agjentet e komisariatit Kurbin arriten te gjenin te djegur ne vendin e quajtur Kisha e Lacit, automjetin e deklaruar te vjedhur. Pas nje pune intensive eshte arritur te identifikohet autori i vjedhjes dhe djegies se mjetit, qe sipas policise eshte Altin Xhepi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23- vjecari, dyshohet te kete ndermarre kete akt ne shenje pakenaqesie pas konfliktit me perfaqesues te firmes, qe e kishin pushuar nga puna pak jave me pare. Xhepi shperndante me makine produktet e firmes ne zonen e Durresit, por ishte pushuar pasi drejtuesit dyshonin se ai vidhte mallin e tyre.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›