Denoncon tutorin, e shfrytëzoi për prostitutë
28/12/2008 Policia dyshon për një rrjet edhe më të gjerë e të organizuar
Një shtetase nga Durrësi ka vendosur të denoncojë tutorin sapo ka mundur të kuptojë se është e pavarur prej tij. 19-vjeçarja Fitore M. ka bërë kallëzim penal në drejtorinë e policisë së Qarkut të Durrësit, duke vënë nën akuzë një dibran për ushtrim presioni psikologjik, që më pas e ka detyruar vajzën të ushtrojë prostitucion në rrugët e qytetit dhe në hotele buzë deti. Sektori i luftës kundër krimeve të paligjshme ka bërë ndalimin e shtetasit R. Alimeri, lindur dhe banues në Dibër. Nisur nga kallëzimi penal i vajzës së re, ky shtetas thuhet se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm jashtë vullnetit dhe pëlqimit të saj. Policia ka deklaruar në bazë të kallëzimit se 19-vjeçarja është vënë para detyrimeve të forta, por ndërkohë ajo ka mundur t’i shpëtojë tutorit vetëm pas disa muajve. Vajza ka dëshmuar se është arratisur në kohën që ka krijuar “garanci” të plotë te dibrani, lindur dhe banues në Gjoricë të Dibrës, se nuk do ta denonconte në polici. Një pjesë e deponimeve të saj nuk janë bërë publike, pasi policia ka dyshime se vajza ka dhënë detaje lidhur me funksionimin e një rrjeti prostitucioni brenda në Durrës dhe se viktimë e këtij trafiku të paligjshëm nuk është vetëm denoncuesja Fitore M., por edhe vajza të tjerë. Para agjentëve të policisë ajo ka pranuar se ka pasur takime edhe me disa vajza të tjera, për të cilat dyshohet të jenë viktima të tjera të shfrytëzuesit nga Dibra, por policia ende nuk ka në dorë materiale komprometuese. Për këtë rast veprimi i parë që ka bërë policia ka qenë bllokimi i menjëhershëm i autoveturës së 24-vjeçarit Alimani. Mjeti është i tipit “BMV” me targa të huaja, ndërkohë që së bashku me këtë atuveturë janë sekuestruar edhe dy pasaporta të këtij shtetasi, të cilat do të duhet paraprakisht të kalojnë në dorën e ekspertëve përkatës për të vërtetuar pronësinë dhe ligjshmërinë e tyre. I prangosuri ka mbajtur dy mbiemra, gjë që ka vënë në dyshime policinë. Në njërën nga pasaportat e bllokuara mësohet se 24-vjeçari mbante emrin Ridjon Alimani, kurse në pasaportën tjetër njihej si Ridjon Imeri. Personit në fjalë do t’i duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtpërdrejtë si për akuzën që ka bërë viktima e tij, ashtu dhe për posedimin e dy mbiemrave.