Bllokohen 215 kg hashash, shoqërohen 3 vetë
Dje është tentuar trafikimi i drogës në linjën Lazarat-Delvinë-Sarandë-Vrinë me destinacion Greqinë. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë se Vlorës, bëjnë me dije se rreth orës 17:50 u bllokua një sasi prej 215.85 kg hashash
SARANDË - Lazaratasit po provojnë të gjitha rrugët dhe shtigjet e mundshme për transportimin e sasisë së hashashit, të cilën policia nuk mundi dot ta asgjësonte në parcelat e mbjella. Pas sekuestrimit të sasive të mëdha të lëndës narkotike në afërsi të Kakavijës dhe të "Tre Urave" në Përmet, dje është tentuar trafikimi i drogës në linjën Lazarat-Delvinë-Sarandë-Vrinë me destinacion Greqinë. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, bëjnë me dije se rreth orës 17:50 u bllokua një sasi prej 215.85 kile hashash në afërsi të fshatit Vrinë të Sarandës. Pas më shumë se një muaj hetime, sektori i Antidrogës dhe ai kundër Krimit të Organizuar pranë kësaj drejtorie goditën rrjetin më të fundit të trafikut të lëndëve narkotike, në të cilin pohohet të jenë përfshirë disa persona nga Saranda dhe Delvina, si dhe trafikantë nga fshati "rebel" i Lazaratit. Pas informacioneve të sakta, të siguruara në rrugë operative se një sasi e madhe droge do të nisej drejt Greqisë, uniformat blu ndërmorën operacionin e koduar "Kundërpërgjigjja 2". Mësohet se operacioni nisi rreth orës 9:00, për të vijuar deri në mbrëmje. Sipas burimeve të mësipërme, droga u bllokua në afërsi të fshatit Ftele të Vrinës (në afërsi të postës kufitare dhe rreth 150 metra larg bregut të detit). Sipas hetuesve të çështjes, hashashi i sistemuar në 8 çanta ishte transportuar nga Lazarati në Vrinë me mushka. Ndërsa pritej që një gomone nga Korfuzi të vinte dhe të merrte sasinë e madhe të hashashit. Pas sekuestrimit të drogës, policia ka shoqëruar tre persona nga Saranda, Delvina dhe Vrina, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Po punohet për vënien në pranga të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
(d.b/BalkanWeb)