E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq ndal levizjet ne Veri e Verilindje

Reshjet e debores dhe temperaturat disa grade nen zero, kane bllokuar ose veshtiresuar qarkullimin ne nje sere aksesh rrugore ne vend.

Specialistet ne qendren kombetare te emergjencave civile, sqarojne se me problematike situata paraqitet ne veri dhe juglindje te vendit, kryesisht ne Kukes dhe ne Korce, ku debora ka kaluar nje meter trashesi.

Megjithate, me nderhyrjen e shtabeve te emergjencave pothuajse te gjitha akset nacionale, jane te kalueshme. Temperaturat kane shkaktuar probleme serioze ne aksin rrugor Tirane-Kukes dhe anasjelltas ne segmentet Qafe-Mali dhe Qafe-Shllak.

Nderkohe, edhe rreth 20 fshatra te Qarkut te Gjirokastres kane mbetur te izoluara, per shkak te
reshjeve te shumta te debores.

Pavaresisht perpjekjeve per te hapur rruget, automjetet e Ndermarrjes se Rrugeve Rurale nuk kane mundur te zhbllokojne qarkullimin e automjeteve, pasi trashesia e debores ka shkuar mbi 40 centimetra.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›