E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë,sekuestrohen 215 kg marihuanë

Policia kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me policinë e Sarandës, bllokuan dhe sekuestruan rreth 30 minuta më parë një sasi prej 215 kg lënde narkotike (marihuanë) në bregdetin e Sarandës. Drejtori i Policisë së Kufirit dhe Migracionit të Qarkut të Vlorës, Myzafer Elezi, tha se lënda narkotike u bllokua në vendin e quajtur Ftele, në skajin më jugor detar të Sarandës, në kufi me Greqinë. Sipas Elezit, droga ishte paketuar në disa çanta dhe kishte destinacion Korfuzin. Aksioni për bllokimin e kësaj sasie të konsiderueshme droge ishte një bashkëpunim i policisë kufitare të qarkut dhe policisë së rendit në Sarandë. Elezi tha se për momentin nuk ka persona të ndaluar, por po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të kësaj lënde narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›