E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanet: Temperatura te uleta edhe gjate Vitit te Ri

I ftohti polar qe ka dite qe eshte shtruar ne te gjithe rajonin tone, duket se ka vendosur te festoje se bashku me ne edhe festen e nderrimit te viteve.

Sinoptikanet parashikojne uljen e metejshme te temperaturave me fillimin e javes se re qe vetem dy dite me pas do te mbylle vitin 2008, per t’i lene vendin 2009-es. Nderkohe qe edhe festa e Vitit te Ri sipas parashikuesve te motit do te festohet ne temperatura te uleta, ku ne zonat malore do te vazhdojne reshjet e debores dhe shigjeta do te qendroje nen zero.

Vendi yne do te ndikohet nga vlera te larta te presionit atmosferik. Masat ajrore qe qarkullojne do te jene te paqendrueshme, te ftohta dhe relativisht te lageta. Moti do te jete me vranesira te pakta deri ne mesatare, kryesisht ne veri dhe ne jug te vendit.

Ne keto dite te ftohta dimri, fluksi i pacienteve te mitur vazhdon te mbaje ne nje pune intensive mjeket pediater ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza” ne kryeqytet, por thuajse edhe te gjitha poliklinikat e lagjeve ne kryeqytet.

Ndersa nje numer i larte te moshuarish i jane drejtuar me urgjence repartit te kardiologjise ne QSUT, ku pervec dhimbjeve te zemres dhe atyre te kraharorit jane detyruar te perballen edhe me veshtiresine e mungeses se shtreterve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›