E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dentistet e shkollave, me koncesion

Sonila Isaku

Femijet e shkollave, pikerisht ata nga 0 deri ne 18 vjec, te cilet e perfitojne sherbimin dentar ne shkolla, tashme do e marrin kete sherbim falas nga klinikat private. Sipas ligjit me te ri te hartuar nga Ministria e Shendetesise, i cili u diskutua gjate dites se djeshme ne Komisionin e Shendetesise, u kerkua qe ky sherbim tu jepet me koncesion subjekteve private. Nese deri me sot kane qene te punesuar ne shkolla dentiste, te cilet pothuajse nuk mbushnin asnje dhemb, apo te kryenin nje sherbim dentar, pas miratimit te ligjit funksionimi do te jete krejt ndryshe.

Privatizimi

Sipas propozimeve te bera nga anetaret dhe deputetet e Komisionit te Shendetesise u kerkua qe vete shkollat te lidhin kontrata me nje nga klinikat dentare dhe me pas te jete ISKSH apo DSHP-te e rretheve, ato qe te paguajne sherbimin qe do te ofrohet per nxenesit. "Ne e dime qe dentistet qe jane sot ne shkolla marrin ato medikamente te bera nga shteti dhe me canta ne darke i dergojne ne klinikat e tyre private. Atehere perse mos parashikohet ne ligjin e ri qe vete shkollat te nenshkruajne kontrate me nje dentistit privat dhe ky te ofroje sherbimin falas per femijet 0-18 vjec", deklaroi deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa. I njejti mendim ka qene edhe i anetareve te tjere te ketij komisioni, te cilet kane propozuar ndryshimin ne projektligj per sherbimin dentar ne shkolla. Nderkohe, qe kjo pike eshte kerkuar te ndryshohet per t'u sherbyer me shume qyteteve te vogla, apo zonave te thella malore, ku numri i dentisteve eshte shume i vogel. "Nese marrim rrethe si Bulqiza, Permeti apo Erseka mund te gjenden vetem nje apo dy dentiste, te cilet kerkojne te punojne privat. Askush nuk mund t'i detyroje ata qe te punojne ne shtet per nje page minimale, ndaj duhet te behet lidhja e kontrates se shkolles me kete individ, i cili punon privatisht. Kjo do te mundesoje sherbimin falas per femijet, si dhe pagese nga shteti per subjektin privat, i cili do te jete i interesuar per kete sherbim", eshte shprehur ish-ministri i Shendetesise, Leonard Solis. Nga ana tjeter, deputetet e opozites kane kerkuar nje buxhet me te mire per kete lloj sherbimi.

Licencimi

Procedurat dhe kriteret e licencimit tani do te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave. Sipas ligjit me te ri te hartuar, nuk do te jete Ministria e Shendetesise ajo qe do te percaktoje keto procedura, kjo e fundit do te merret vetem me zbatimin. Nderkohe qe edhe anetaret e Komisionit te Shendetesise e kane kerkuar zbatimin e kesaj pike per vete faktin se nderhyrjet e shumta, sjellin probleme ne sistemin shendetesor. "Jam dakord qe sa me lart te shkoje vendosja e procedurave dhe kritereve te licencimit, aq me i rregullt do te jete ai, kjo per vete faktin e presioneve qe ka", eshte shprehur deputeti Solis. Aktualisht, per sa i perket menyres se licencimit, dentistet duhet te plotesojne nje sere kerkesash si ato te plotesimit te metrave katrore. Keshtu, nje klinike dentare duhet te kete me shume se 22 meter katrore ambient, te plotesoje kushtet e rrezatimit, nese ka nje aparat per kryerjen e grafise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›