Shperndarja e dentisteve, me skeme te re
Drejtuesit e Urdhrit te Mjekut i kane kerkuar Ministrise se Shendetesise qe te bejne nje shperndarje me te mire te mjekeve dentiste. "Ne Shqiperi ka nje mungese te theksuar te stomatologeve ne rrethe dhe nje dyndje ne kryeqytet. Ndaj do te ishte e udhes qe Ministria e Shendetesise te hartonte nje urdher, ku te menaxhonte shperndarjen e tyre", jane shprehur drejtues te Urdhrit te Mjekut. Por, vete drejtuesit e Ministrise se Shendetesise pohojne qe nuk mund te bejne nje shperndarje te mjekeve, per vete faktin se ky sherbim ka kaluar i gjithi ne privat dhe vetem 20 per qind e tyre punojne ne institucionet shteterore, pergjithesisht ne shkolla. "Me ligjin e ri qe pritet te miratohet, mendohet se do te rregullohet edhe ky hendek qe eshte krijuar, ku dihet qe ne Tirane jane rreth 1 mije stomatologe, kurse ne qytete si Bulqiza, Kukesi etj., nuk ka sherbim dhe mjeke te mjaftueshem", eshte shprehur shefja e Sherbimit Stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise, Ciljeta Pasholli.