E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neranxi: Bollano, korrupsion me tokat

Nga foltorja e Kuvendit u kerkua dje serish shkarkimi dhe largimi i kreut te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Deputeti i LSI-se, Nikollaq Neranxi, tha dje se ne Himare vijon korrupsioni me tokat. E shkak per kete korrupsion, sipas tij, eshte kryetari i bashkise, Bollano. "Fajin e ka Bollano. Eshte koha e duhur te heqim dore nga idete grabitese. Himara po mbahet peng nga Bollano", tha Neranxi. Ne kete kuader, ai rikerkoi shkarkimin e tij nga detyra per nje sere akuzash te ngritura ndaj tij deri me sot ne Kuvend. Bollano eshte permendur jo pak here si shkaktar i problemeve me pronesine ne Himare, vendin qe ai drejton. Por, pavaresisht kritikave, ndaj tij nuk eshte marre asnje mase. Kryetari i Bashkise se Himares u akuzua rende ne Kuvend dhe per thirrje e qendrime anti kombetare. Nje gje e tille ndodhi gjate protestave te banoreve ne momentin kur Himara u vizitua nga nje zyrtar i vendit fqinj, Greqise. Bollano u kritikua ashper ne Kuvend jo vetem nga deputete te opozites, por edhe te djathte. Madje, u kerkua largimi i menjehershem i tij nga drejtimi i Bashkise Himare. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›