Dentistet, vaksine ndaj hepatitit B nese duan licence
"Urdhri i Mjekut" ka kerkuar qe ne ne kriteret e vendosura per leshimin e lejes individuale per ushtrimin e profesionit, stomatologet te jene detyrimisht te vaksinuar kunder hepatitit B. Kete kerkese te tyre ata e kane argumentuar me faktin, se ne sherbimin privat dhe ate publik, nje pjese e madhe e mjekeve dhe e personelit ndihmes rezultojne te pavaksinuar ndaj hepatit B. "Semundja individualizuese e hepatit B, gjen perhapje nga pacienti te stomatologu dhe anasjelltas, nga defektet e masave sanitare mbrojtese. Eshte fakt qe ne vendin tone nje pjese e mjekeve stomatologe, kane kaluar klinikisht hepatit viral seriotip B, apo kane rezultuar mbartes te tij. Megjithate, deri tani, te pakten per rajonin e Tiranes, nuk rezulton ndonje studim per te vene ne dukje saktesisht peshen e kesaj semundjeje, e cila perfshihet ne listen e semundjeve profesionale, qe detyrimisht duhet te denoncohen", - ka deklaruar "Urdhri i Mjekut"