E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen farmacite private ne spitaleve

Farmacite te cilat ndodhen ne ambientet e brendshme dhe territoret e spitaleve, do te mbyllen. Ky eshte urdhri me i fundit i marre nga Autoriteti Shendetesor Rajonal ne vendin tone. Sipas ketij te fundit, ndersa Qendra Spitalore Universitare vuan nga mungesa e barnave, brenda oborrit gjenden 3 farmaci private.

Kerkesa

Autoriteti Shendetesor Rajonal gjate inspektimeve te kryera, ka mbyllur 3 farmaci dhe 6 klinika stomatologjike pa licence, ndersa ka gjobitur 4 farmaci te tjera per shkelje te procedurave. "Se fundmi kemi marre nje vendim ku kerkojme edhe mbeshtetjen e Ministrise se Shendetesise per largimin e farmacive, te cilat ndodhen ne territoret e spitaleve. Kjo per vete faktin se me keto farmaci abuzohet, dhe shpesh here aty jane kapur edhe shkeljet me te renda qe kane ndodhur" eshte shprehur kreu i ASHR-se, Mhill Gecaj. Sipas tij, gjate kesaj jave ne kryeqytet jane kontrolluar 80 farmaci prej te cilave, 7 kane dale me probleme. "Ajo qe eshte konstatuar nga grupet e kontrollit eshte se 4 prej farmacive, nuk kane pasur leje higjeno-sanitare si dhe drejtues teknik. Kurse per sa i perket farmacive te tjera, ato nuk kane pasur licence" ka theksuar Gecaj. Pervec mbylljes se aktivitetit, apo proces-verbaleve qe kane marre, keto subjekte do te gjobiten. Masa qe merret ne keto raste sipas Gecajt, eshte gjobe prej 200 mije lekesh.

Ligji

ASHR i ka kerkuar domosdoshmerish Ministrise se Shendetesise qe te shprehet mbi ligjin e farmacive, pikerisht ne piken e licencimit dhe te percaktimit te distancave. "Ajo qe ne kerkojme eshte qe Ministria e Shendetesise me ane te nje urdhri te vecante, duhet te percaktoje distancen prej 100 metrash, larg farmacive apo qendrave te tjera shendetesore private. Tani me licencimet e reja qe do te behen, kriteret do te jene me te forta si per klinikat dentare, farmacite por edhe per qendrat shendetesore private" eshte shprehur drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj. Sipas tij, eshte Ministria e Shendetesise ajo qe duhet te percaktoje ate pjese te ligjit, e cila i le te zbuluara keto pika per rimarrjen e licencave per subjektet private shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›