Seksion dygjuhesh shqip-gjermanisht, ne 3 shkolla
Nxenesit e gjimnazit "Sami Frasheri" ne Tirane, duke nisur nga viti shkollor i ardhshem do te mund te regjistrohen ne seksionin dy gjuhesh shqip-gjermanisht.
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja dhe Ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise, Bernd Borchardt nenshkruan dje ne MASH nje Memorandum Bashkepunimi, per hapjen e nje seksioni dygjuhesh gjermano-shqiptar ne gjimnazin e kryeqytetit. Ky seksion, krahas mesimit intensiv te gjermanishtes perfshin dhe mesimdhenien e lendeve te caktuara ne gjuhen gjermane, si matematike, gjeografi, fizike dhe kimi. Ne fund te shkolles, keta nxenes kane mundesi te japin provimet e matures ne shqip dhe gjermanisht. Gjithashtu, gjuha e huaj gjermanisht, do te ofrohet edhe ne shkollat 9-vjecare "Fan Noli", "Avni Rustemi" dhe "Jeronim De Rada". Ministri Beja, vleresoi nenshkrimin e marreveshjes duke theksuar se nxenesit qe mbarojne kete seksion dygjuhesh i bejne lendet edhe ne shqip edhe ne gjermanisht dhe ne fund te studimit, pervec defteses shqiptare te pjekurise marrin edhe nje Diplome e Gjuhes Gjermane, qe certifikon marrjen e njohurive ne gjuhen gjermane sipas standardit gjerman. "Me kete marreveshje shtrihet hapesira e pjesemarrjes se nxenesve dhe ne tre shkolla 9-vjecare, te cilat do te furnizojne gjimnazin me nxenes qe kane bere gjermanisht me shume ore se sa ne shkollat e tjera. Gjermanishtja eshte nje nga pese gjuhet e BE-se, e cila mesohet ne shkollat tona", tha ministri.