E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matjet e INSTAT, tregtia shenoi rritje

Tregtia erdhi ne rritje ne fund te vitit 2008. Sipas INSTAT, indeksi i volumit te shifres se afarizmit ne tremujorin e katert te 2008 arriti shenoi nje rritje 7.9 per qind krahasuar me tremujorin e meparshem. Krahasuar me tremujorin e katert 2007, ky tregues rezulton me 21.7 per qind rritje, bene te ditur dje burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ne sektorin e prodhimeve, ku perfshihen deget industri dhe ndertim, ne tremujorin e katert 2008 ky tregues shenoi rritje prej 10.1 per qind, krahasuar me tremujorin e meparshem, ndersa ne sektorin e sherbimeve, ku perfshihen deget tregti, hoteleri, transport, sherbime informatike dhe arkitekturale, shenoi rritje prej 6.6 per qind.

Sipas te njejtit burim, krahasuar me tremujorin e katert te 2007 rritja eshte perkatesisht 19.4 per qind ne sektoret prodhues dhe 23.7 per qind ne sektoret e sherbimeve. Ne industri, ky tregues krahasuar me tremujorin paraardhes ne degen energji elektrike dhe uje paraqitet me rritje 7.6 per qind, ndersa ne industrine nxjerrese dhe industrine perpunuese paraqitet me renie perkatesisht 25.7 dhe 1.2 per qind. Krahasuar me tremujorin e katert te 2007, shifra e afarizmit rritet 16.8 per qind, duke pasqyruar rritje dhe ne deget si industri perpunuese 16.6 per qind dhe energji elektrike dhe uje 28.8 per qind, ndersa paraqitet me renie ne industri nxjerrese 12.3 per qind. Ne ndertim, volumi i shifres se afarizmit rritet 22.7 per qind, krahasuar me tremujorin e meparshem, ndersa krahasuar me tremujorin e katert te 2007 rritja shkon 21.1 per qind. Ne tregti, gjithashtu indeksi paraqet rritje 9.5 per qind krahasuar me tremujorin e trete te 2008, ndersa krahasuar me tremujorin e katert te 2007 rritja shkon 25.6 per qind. Ne transport dhe komunikacion ky tregues paraqet renie 7.1 per qind, krahasuar me tremujorin paraardhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›