E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kriminaliteti ne Maqedoni

Sefer Tahiri

Vrasje, vjedhje dhe te shtena armesh ndodhin ne periudhen e fundit ne Maqedoni, madje edhe ne oret e dites. Rasti i fundit eshte vjedhja e 50 mije eurove nga banka 'Pro-credit' ne Shkup, por policia nuk jep detaje rreth hetimit te rastit, sepse, sipas saj, cdo kumtim i detajeve do te jete ne favor te hajduteve. Megjithate, policia thote se ngjarjet e fundit qe tronditin opinionin, po tenton t'i zbardhe dhe eshte ne kerkim te kryeresve te veprave penale.

Eksperti i ceshtjeve te sigurise, Nazmi Maliqi, deklaroi se ngjarjet e fundit deshmojne se politika e sigurise duhet te permiresohet dukshem. "Politika e sigurise ne Maqedoni ka elemente, te cilat qytetarin e vene ne dileme se sa eshte i sigurt ne shtepine e tij, sa eshte i lire dhe sa ka te drejte per nje ekzistence sociale-ekonomike dhe te tjera. Ne Republiken e Maqedonise, Qeveria e tashme duhet te beje reforme te re, e cila u ofron nje kuptim politikave te sigurise ne te gjitha aspektet, qe qytetari te mos kete dyshim se sa eshte pjese e ligjit dhe e shtetit", - thote Maliqi. Sipas tij, rritja e kriminalitetit eshte pasoje e gjendjes se veshtire ekonomike dhe sociale te qytetareve. Maliqi thote se vendi duhet te beje perpjekje per anetaresim ne NATO, sepse vetem ne ate menyre, sic thote ai, do te rritet siguria ne te gjitha aspektet.

Ndersa, profesori Vlladimir Pivovarov pohon se problem serioz ne Maqedoni eshte posedimi i armeve jolegale. Sipas tij, si pasoje e trazirave ne Shqiperi ne vitin 1997, ne vendet e rajonit kane qene te shperndara rreth 900 mije arme, nje pjese e te cilave edhe ne Maqedoni. Pivovarov thote se armet jolegale mund te shkaktojne probleme me serioze ne vend. "Armet e tilla mund te perdoren per masa me radikale, sic eshte rrezimi i sistemit, rrezimi i dhunshem i rendit kushtetues ne nje shtet. Domethene, problemi nuk eshte vetem te vjedhjet, por problemin duhet ta shqyrtojme shume me gjere, sic eshte kercenimi i ekzistimit te shtetit", - tha Pivovarov. Ai eshte i bindur se nje aksion i ri per grumbullimin e armeve jolegale, do te ndikonte pozitivisht ne rritjen e sigurise se qytetareve.

Ne nje analize te Ministrise se Brendshme thuhet se policia ne planin e neutralizimit te trafikimit te armeve, ka shenuar rezultate te mira. Jane zbuluar rreth 250 vepra penale: mbajtje e armeve pa leje dhe trafikim i tyre, ndersa eshte ngritur padi penale ndaj 286 personave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›