Infrastruktura, kerkohen 700 milione leke per investime
Mbledhje jashte radhe per infrastrukturen, ku kerkohen 700 milione leke per investime. Keshilli Bashkiak i Shkodres, ne nje mbledhje te vecante, jashte radhes, ka miratuar detajimet e buxhetit shtese per vitin 2009, nje shume prej mbi 700 milione lekesh, te siguruara nga tepricat e investimeve te vitit 2008. Kjo pike e shoqeruar me relacionin perkates, ka pasur diskutime per disa shtesa qe nuk ishin parashikuar ne rikonstruksionin e rruges, hardhite e egra, rruga e Dracinit dhe rruga "30 korriku". Kreu i Bashkise Shkoder, Lorenc Luka, e ka argumentuar mungesen e disa rrugeve ne kete relacion, me faktin se, per rruget dytesore do te ndiqet politika e bashkepunimit me komunitetin, sikurse ka rezultuar e suksesshme edhe me perpara. Luka ka theksuar se rruget qe po perfitojne nga shtesa ne buxhet jane rruge dytesore per te cilat ndiqet politika e bashkepunimit Bashki-komunitet, ashtu sic eshte bere me sukses ne disa rruge te qytetit. Ne rast se komuniteti nuk pergjigjet, bashkia nuk mund t'i detyroje banoret qe te bashkepunojne ka theksuar kryebashkiaku Luka. Shuma prej 700 milione lekesh, ka ka dale jo vetem nga mbetjet e shumes totale te investimeve te realizuara gjate vitit te kaluar ne infrastrukturen rrugore, por edhe nga sigurimi i te ardhurave te nga firmat kontraktuese per realizim investimesh, vlera 3 per qind e takses per studimet urbanistike, si dhe nga te ardhurat e siguruara nga zyra e urbanistikes per investimet ne ndertim.
R.Llazari
R.Llazari