Denver falënderon Anthonyn

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 08:38
Carmelo Anthony nuk u la tifozëve vendas asnjë arsye për ta vërshëllyer, derisa shënoi 36 pikë në fitoren e Denver Nuggets ndaj Indiana Pacers 121-107. Për Pacers kjo ishte disfata e pestë e njëpasnjëshme.
Anthony në javën e kaluar ishte në qendër të vërshëllimave nga tifozët vendas, pas spekulimeve rreth largimit nga klubi, por kësaj radhe ata treguan dashuri ndaj tij e sidomos kur ai realizonte për tri pikë nga pothuajse çdo pozitë.
Gjashtë trepikëshat e tij erdhën në çerekun e tretë, derisa Nuggets e hapën rrugën drejt fitores, për dallim nga ndeshja e nëntorit kur Pacers realizuan 20 gjuajtjet e tyre të para të çerekut të tretë dhe fituan 144-113 në Indianapolis.
Denver – Indiana 121-107
Denver: Anthony 36
Indiana: Hansbrough 27