E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Carla? Ka frikë se nuk do ketë gji për vajzën!

FRANCË- Presidenti francez Nicolas Sarkozy, nga Bordeaux, ku ka inaguruar një plan anti-mashtrim, për asistencën sociale, e ka lëshuar veten në deklarata konfidenciale gjatë një bashkëbisedimi me një grup nënash.

Sipas portalit Voici, Sarkozy është treguar shumë krenar sa i takon zgjedhjes së bashkëshortes së tij, Carla për t’i dhënë qumësht nga gjiri i saj, vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë në mes të tetorit.

"Carla e ushqen me gjirin e saj vajzën tonë, ju jeni pro apo kundër? Në Francë nuk është traditë. Unë mendoj se është më mirë që vajza të ushqehet me qumështin e nënës pasi bën mirë për të gjtiha alergjitë dhe sëmundjet. Ndërkohë, që për femrën është sa një gëzim i madh nga njëra anë, po aq edhe një ‘skllavëri’. Carla ka frikë se nuk do të mund të ketë qumësht të majftueshëm për vajzën”,- ka thënë Sarkozy.

Presidenti francez, baba i një vajze mbështet mënyrën e të ushqyerit me qumësht të foshnjave nga gjiri i nënës, “më shpëton nga ndjenja e fajit, pasi nuk ekziston problemi i të ushqyerit me biberon, dhe për më tepër nuk më duhet të zgjohem natën, edhe pse për solidaritet më ndodh që të hap njërën qëpallë të syrit”,- ka deklaruar Nicolas Sarkozy.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›