Buxheti për arsimin, Tafaj: Është realist
TIRANE - Gjendja e rënduar financiare ka detyruar qeverinë të akordojë më pak fonde nga sa ishte parashikuar për sektorin e arsimit për vitin 2012.
Kështu buxheti për arsimin në vitin e ardhshëm parashikohet të jetë sa 2.8 përqind e GDP-së, ose 0.2 përqind më i ulët në krahasim me vitin 2011.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, gjatë raportit të paraqitur në komisionin parlamentar të edukimit dhe medias, e ka cilësuar buxhetin në arsim si tepër realist dhe të shtrënguar, me qëllim ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike, por jo aq sa financat të bëhen pengesë serioze për reformat dhe investimet që qeveria ka nisur ose parashikon të nisë në këtë sektor.
Tafaj garantoi gjithashtu rritje page për mësuesit, në vlerë 3 përqind duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.
Deputetët e majtë në këtë komision e kanë cilësuar buxhetin e arsimit si më të dështuarin ndër vite, krahasuar edhe me vitin 2005, ndërkohë që sipas tyre janë përgjysmuar të ardhurat në investime infrastrukturore.
Deputetët e opozitës e kanë cilësuar si gënjeshtër edhe premtimin e qeverisë mbi rritjen e pagës për mësuesit që sipas tyre nuk është tjetër veçse rimbursim i pagës ndaj inflacionit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)